“Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion”, Rama për BBC: PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit
04/07 11:03
Gjatë prezantimit të raportit të Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim Asociimit, deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku përshëndeti angazhimin e Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor.
Duke u ndalur në Samitin e BE që pritet të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, Tabaku theksoi se kjo nismë është tejet e rëndësishme për situatën në të cilën ndodhet rajoni dhe mbi të gjitha për situatën gjeopolitike në Europë dhe më gjerë.
Tabaku u fokusua më tej, në dy pyetje konkrete drejtuar reporteres Santos që lidhen me shqetësimin e PD sic është tema e Pasaportave të Arta dhe ajo e Amnistisë Fiskale dhe Penale.
Top Channel