Doktori i akuzuar për përdhunimin e pacienteve nën narkozë, gjendet i vdekur me plumb në kokë (fotot)

01/12/2022 16:52

54 vjeçari Eric Andrew Salata, kishte dy akuza përdhunimi ndaj pacienteve të pandërgjegjshme nën narkozë, por mesa duket ai nuk do të përballet kurrë me drejtësinë pasi trupi i tij u gjet nga policia në një pellg uji pranë shtëpisë.

Doktori akuzohej për përdhunimin e të paktën dy pacientëve një 51 e një tjetër 72 vjeçare, pasi kishte qetësuar më gaz në klinikën e tij.

Viktima më e re, tha në polici se maniaku kishte përdorur gaz dhe një lëng të panjohur për ta bërë të humbiste ndjenjat para se ta përdhunonte, ndërsa viktima tjetër tha se ishte bërë objekt i abuzimit gjatë procedurës mjekësore.

Salata, i cili ishte doktor prej tre dekadash në Naples, Florida, SHBA, ishte akuzuar për krimet vetëm një javë më parë.

Gjykatësi Michael Provost kishte caktuar lirinë me kusht në $100,000 garanci.

Ai ishte liruar me kusht duke mbajtur një byrzylyk elektronik në kavilje, i cili ngriti dyshime  kur u pa se nuk kishte lëvizur për tetë orë, duke bërë që policia të shkonte të kontrollonte.

Oficerët gjetën trupin e tij në një zonë pranë shtëpisë, të vrarë nga një plumb i vetëm.

Dy letra dhe sendet e tij personale ishin gjetur në banesë, sipas raportit të policisë së përshkruar nga rrjeti Daily Beast.

Autoritetet thanë se vdekja e tij nuk ishte e dyshimtë por refuzonin të konfirmonin se ishte një veëvrasje deri në rezultatet e autopsisë.

Adam Horowitz, përfaqësuesi i viktimave të Salata tha se ishte zhgënjyese që ai ishte lejuar të mbante armën e tij.

“Mund të them se jam i lehtësuar që ai nuk do të lëndojë gra të tjera, por gjithashtu do të kisha dashur të dilja në gjyq para tij, ta shikoja në sy për ta bërë përgjegjës”.

FOTO GALERI
2/3
Klinika e tij u mbyll shpejt pas akuzave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA