19/12 18:43
Partizani i ka dhënë fund marrëveshjes me dy lojtarë të cilët i afroi gjatë merkatos së verës.
Bëhet fjalë për Matej Cvetanovski dhe Aristoteles Romero. Ndërprerja e marrëveshjes me lojtarët erdhi në mënyrë konsensuale teksa në këtë vendim ka ndikuar mungesa e vazhdimësisë të futbollistëve ndërsa në pjesën e parë të sezonit kaluan më shumë kohë në stol.
Lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit me Cvetanovskin dhe me Romeron e njoftoi vetë klubi i Partizanit nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.
Njoftimi i klubit të Partizanit:
Top Channel