Apeli i Durrësit ka rikthyernë detyrë gjashtë policët e pezulluar për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Në gjykatën e Apelit Durrës janë zhvilluar më 21 nëntor seancat gjyqësore për shtetasit nën hetim Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.
Seancat patën si objekt “Shuarjen e masës ndaluese të sigurimit personal” dhe gjykata vendosi ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, humbjen e fuqisë së masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 240 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personave nën hetim për shkak të kalimit të afatit të parashikuar në nenin 267/2 i K.Pr.Penale.
Punonjësit e policisë do të vijojnë të hetohen në gjendje të lirë për ngjarjen.
Si ndodhi vrasja?
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS-së, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetë-dorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi.
Paplekaj, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD-ja në të gjithë vendin.
Top Channel