Votuesit në qytetet e vogla amerikane shqetësohen për demokracinë

30/11/2022 20:20

Në një qytezë të vogël në perëndim të Vinskonsit po përhapet me shpejtësi një lëvizje konservatore e krahut të djathtë, që beson se në SHBA po cënohen parimet e demokracisë.

Megjithatë, republikanë e demokratë në bazën elektorale të qarkut St. Croix bien dakord se zgjedhjet e fundit treguan se pavarësisht bindjeve, palët duhet të bashkëpunojnë.

Lëvizja e sheh Amerikën si një vend të errët, të rrëzikshëm, ku demokracia po sulmohet nga një qeveri tiranike, pak zyrtarëve mund t’u zihet besë dhe fqinjët duhet të bashkohen për të mbrojtur njeri-tjetrin. Kjo është baza elektorale konservatore e qarkut St Croix. Ata kanë ndjerë përbuzjen e njerëzve, që i shohin si fanatikë dhe mbështetës të teorive të komplotit.

“Ata do të thonë se jam një ekstremist. Çfarë do të thotë ekstremist? Dikush që do familjen, që kërkon mbrojtjen e të drejtave, që na ka dhënë Zoti e Kushetuta? Nëse kjo do të thotë të jesh ekstremist, atëherë jam” thotë republikani Mark Clarson, i cili kohët e fundit doli në pension nga puna në burgun e të miturve, u zgjodh anëtar i këshillit bashkiak të qarkut, në prill.

Ai mendon se kufizimet e COVID 19 ishin një sulm ndaj lirive personale. Situata në vend është më keq nga sa e kam menduar ndonjëherë. Nuk e kisha menduar kurrë që do duhej të mbaja maskë, apo të vaksinohesha. Ose edhe të udhëtosh, nuk mundesh. E gjitha duket se ishte e planifikuar.

Ai ka grumbulluar rezerva ushqimore dhe municion për armët. Ai e quan veten patriot dhe konservator që beson se Kushtetuta është e bazuar tek Bibla. Ai shqetësohet se presidenti Joe Biden nuk po e drejton mirë vendin dhe se demokratët po i shtyjnë Shtetet e Bashkuara drejt komunizmit. “Një nga gjërat e para që më tronditi ishte kur Barack Obama tha se demokratët do ta transformonin këtë vend. Unë besoj se ka një plan për të na udhëhequr drejt socializmit, marksizmit, qeverisjes komuniste”.

Paul Hambleton, me profesion mësues, tani në pension, thotë se e kupton një gjë të tillë, deri në njëfarë mase. “Ndryshimet në botë mund të jenë çorientuese për disa njerëz”, shprehet ai.

Zyrtari lokal i Partisë Demokratike thotë se politika në vitet e fundit është bërë kërcënuese dhe sjell si shembull sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi. ‘“Sulmi ndaj bashkëshortit të zonjës Pelosi ndodhi në fund të fushatës, para zgedhjeve të nëntorit”.

Zgjedhjet e fundit për në Kongres, nuk i realizuan shpresat e republikanëve për një fitore të thellë.

“Liberalizmi dhe konservatorizmi nuk janë aq larg. Mund të jesh pro-amerikan, pro-kushtetutës. Dikush kërkon programe më të mëdha qeveritare. Dikush më pak. Mund të flasim për këtë. Pra, dua t’ua bëj të ditur se ne mund të punojmë së bashku. Nuk kemi pse të urrejmë njëri-tjetrin”, thotë zoti Carlson.

Mendoj se këto zgjedhje treguan se njerëzit mund të jenë të guximshëm. Duhet të flasim. Duhet të pranojmë se mund të mos biem dakord. Është me të vërtetë thelbësore”, thotë zoti Hambleton.

Si republikani dhe demokrati thonë se e dënojnë dhunën dhe se janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për bashkëpunim, pavarësisht qëndrimeve dhe ideve të ndryshme./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA