Pamje shokuese të publikuara së fundmi tregojnë momentet kur një burrë ka rrëmbyer vajzën 18-vjecare me të cilën donte të martohej, sipas traditës mesjetare të njohur si “vjedhja e nuses” – kur ajo kishte refuzuar të pranonte.
Tre burra shihen që marrin “të paketuar” Bella Ravoyan nga një pallat banimi në Tambov, të Rusisë qendrore, për ta vendosur në makinë e dërguar më pas në Nizhny Novgorod, raporton rrjeti vendas East2West.
Rrëmbyesit e saj u identifikuan më pas nga policia si i dashuri i refuzuar 20-vjeçari Amik Shamoyan, babai i tij Oganes, 48 vjec, dhe vëllai Alo, 24 vjeç.
“Amik ishte i dashuruar me vajzën prandaj familja e rrëmbyen,” tha një i njohur i çështjes për mediat lokale.
“Babai i Bella ishte ankuar në polici prandaj ata e kthyen nusen në shtëpi, edhe Amik u dorëzua vetë në polici,” shtonte personi.
I refuzuari kishte pranuar pengmarrjen, sipas rrjetit East2West.
Në një tjetër video shihet babai i Bella që kërcënon me një pistoletë në dorë në kafenenë në pronësi të familjes së pengmarrësve.
Zyrtarët thanë se Oganes e Alo mbeten në kërkim, ndërsa përballen me deri në 12 vjet burg nëse shpallen fajtorë.
Mediat përshkruanin rrëmbimin si një stil mesjetar martese i njohur si “vjedhja e nuses” që ende praktikohet në disa zona të vendit.
Autoritetet thanë se janë ende në kërkim të dy pjesëmarrësve në rrëmbim.
Top Channel