Përveç Kupës së Botës … Katari mban dhe ‘konkursin e bukurisë’ së gamiljeve (fotot)

30/11/2022 15:32

Teksa skuadrat nga e gjithë bota përpiqen në fushën e blertë të futbollit të tregojnë vlerat e tyre në kampionatin e Katarit, vendi po mban një tjetër konkurrim botëror kësaj here të bukurisë, për kafshët katërkëmbëshe të shkretëtirës.

Klubi i Gamiljeve Mzayen në rajonin Ash-Shahaniyah në Katar shpall përditë fituesit e kategorive të femrave që japin më shumë qumësht, të cilët shpërblehen me 20,000 rialë, ose rreth $5,500.

Sot të gjithë po ndiqnin gamiljet e kategorisë Maghateer mbi katër vjeçare, e cila u fitua nga rritësi saudit Mohanna Ibrahim al-Anazi që fitoi 200,000 rialë ($50,000) i cili tha: “Nuk i përshkruaj dot emocionet, femra ime po merr një audiencë si ajo e Kupës së Botës, si ajo e Real Madrid apo Manchester (United). Të gjithë po festojnë.’

Pjesëmarrësit vijnë për kompeticionin nga të gjitha vendet e gjirit, për të konkuruar në kategori të ndryshme bazuar në racën dhe peshën e gamiljeve.

Kafshët nxirren në paradë, ndërsa audienca i shikon ato, duke ngrënë ëmbëlsira e duke pirë kafe.

Para konkurrimit në eventin prestigjioz gamiljet ekzaminohen nga ekspertët mjekësorë që i kontrollojnë për të mos pasur kirurgji apo ndërhyje që i përforcojnë tiparet.

Masa është vendosur pasi disa pronarë në të kaluarën janë zbuluar që i bënin injeksione estetike ose kirurgji për të shtuar shanset e tyre të fitores.

Në eventin e mëparshëm 43 gamilje u skualifikuan për këtë arsye.

Hamad Jaber al-Athba, kreu i klubit të gamiljeve Mzayen tha: “Idea është e ngjashme me atë të Kupës së Botës. Ne kemi pjesëmarrës nga i gjithë Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik, dhe sot jemi në ditën e pestë të turneut”.

Gamiljet gjykohen për nga masa e trupit, e kokës së tyre dhe forma e veshëve.

Ndërsa gamiljet e bardha të racës Magateer studiohen në bazë të proporcionit të gjymtyrëve të tyre.

Për gamiljet e racës Asel të cilat kanë karakteristike specifike, gjykatësit kontrollojnë vendndodhjen e veshëve, delikatesën e kockave dhe formën e thundrave.

Në bazë të çmimeve të marrin në kompeticion, pronarët mund të sheshin gamiljet e tyre për çmime më të larta.

Hamad Jaber Al-Athba, organizatori i festivalit tha se një punë e madhe bëhet për të ndaluar manipulimet me anë të injeksioneve apo mbushjeve estetike të kafshëve, për të cilat kryhen skanime e monitorime rigoroze.

Mijëra sauditë marrin pjesë në festivalin e gamiljeve ku zhvillohen gjithashtu gara e shfaqje kompetitive.

Eventi kërkon të ruajë traditën beduinë të vendit arab të pasur me naftë.

FOTO GALERI
3/14
Sot të gjithë po ndiqnin gamiljet e kategorisë Maghateer mbi katër vjeçare, e cila u fitua nga rritësi saudit Mohanna Ibrahim al-Anazi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA