Pas aksidentit fatal në Florida, shpërthen në flakë dyqani i fishekzjarrëve (fotot)

30/11/2022 18:43

Një drejtues mjeti humbi jetën pasi u përplas me një dyqan fishekzjarrësh që më pas shpërtheu në flakë dje në Florida, SHBA.

53 vjeçari John Marcano, po drejtonte mjetin e tij fuoristradë kur u përplas me një Toyota, dhe të dyja makinat dolën nga rruga dhe u përplasën me dyqanin e fishekzjarreve Phantom Fireworks, thanë zyrtarët për rrjetin News 6.

Marcano me mjetin e tij u përlas rëndë me ndërtesën duke ndezur fishekzjarrët brenda, të cilat shpërthyen në flakë, tha policia në Florida.

Kapsollat që shpërthenin dëgjoheshin nga larg dyqanit, teksa më pas u ndez në flakë e tym të dendur, sipas pamjeve të postuara nga shërbimet zjarrfikëse të Brevard County .

Zyrtarët gjetën “nje zjarr të rëndë në përkeqësim, prej fishekzjarrëve të shumta që ndodheshin brenda magazinës”, thanë autoritetet.

Pjesa e jashtme e ndërtesës shihej e nxirrë krejtësisht nga zjarri.

Dy punonjës që ishin në pjesën e prapme të dyqanit shpëtuan ndërsa  Marcano u gjet i vdekur në automjetin e tij, raportonte Florida Today.

Policia tha se shoferja 39-vjeçare e mjetit Toyota kishte ndaluar në anë të rrugës për të diskutuar me Marcano i cili e kishte goditur me makinë, por Marcano e goditi përsëri në dukje me dashje duke e shtyrë makinën e saj në parkingun e dyqanit të fishekzjarrëve.

Kushërira e viktimës Roxana Dominguez tha se Marcano po shkonte të merrte dy djemtë e tij kur humbi jetën.

“Ai ishte një djalë i qetë, donte gruan dhe fëmijët e tij. Punonte në të njëjtën kompani prej 18 vitesh,” tha Dominguez.

FOTO GALERI
1/5
Një drejtues mjeti humbi jetën pasi u përplas me një dyqan fishekzjarrësh që më pas shpërtheu në flakë dje në Florida

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA