“Veprimet e papranueshme të Rusisë, duke përfshirë aktivitetet hibride, shantazhin e energjisë dhe retorikën e pamatur bërthamore, minojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Ne dënojmë mizorinë e Rusisë ndaj popullatës civile të Ukrainës dhe shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, të tilla si dëbimet me forcë, torturat dhe trajtimi barbar i grave, fëmijëve dhe personave në situata të cenueshme”, thuhet në deklaratë.
“Ne gjithashtu mbetemi të vendosur në mbështetjen e përpjekjeve afatgjata të Ukrainës në rrugën e saj të rindërtimit dhe reformave të pasluftës, në mënyrë që Ukraina të mund të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike, të modernizojë sektorin e saj të mbrojtjes, të forcojë ndërveprueshmërinë afatgjatë dhe të pengojë agresionin e ardhshëm.” sipas deklaratës.
Ukraina ka përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa Rusia vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike.
“Ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë me Ukrainën ndërsa ajo avancon aspiratat e saj euro-atlantike,” thanë ministrat.