Konflikti në familje për pronat ka sjellë prangosjen e një 57-vjeçari në Kavajë, pasi kërcënoi me armë nipin e tij.
Gjatë operacionit të koduar “Property”, policia sekuestroi automatikun, dy krehra dhe municion luftarak, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit.
Xhaxhai Ismil Sopi kërcënoi me automatik se do të vriste nipin A. S., 30 vjeç.
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Property”. Vihet në pranga 1 shtetas që kanosi nipin e tij, për motive pronësie. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e të arrestuarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë. 57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S., 30 vjeç, për motive pronësie. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, sipas policisë.
Top Channel