Hiqen kufizimet ‘Covid’ në qytetin kinez të Guangzhou pas protestave masive (fotot)

30/11/2022 17:00

Policia thotë se është ende në kërkim të protestuesve në qytete të tjera teksa autoritetet kërkojnë neutralizim të “forcave armiqësore”.

Autoritetet në Kinë kanë anuluar sot papritur të gjitha kufizimet Covid në qytetin e Guangzhou, ku protestuesit u përleshën mbrëmë sërish me policinë, ndërsa në qytete të tjera vijon kërkimi i atyre që autoritetet quajnë “forca armiqësore”.

Pas disa ditë protestash të jashtëzakonshme në Kinë vene perëndimore kanë bëre apel që Pekini të mos lëndojë ose intimidojë protestuesit anti-kufizime.

Sot pasdite autoritetet njoftuan heqjen e kufizime në më shumë se gjysmën e zonave të qytetit të Guangzhou due i çilësuar ato si “me rrezikshmëri të ulët” ndërsa vijojnë testimet masive te detyruara.

Një rezident tha për të përditshmen britanike ‘The Guardian’ se një orë pas njoftimit oficerët e sigurisë në zonat rezidenciale po largoheshin ndërsa rezidentët dilnin me bagazhe “për t’u larguar”.

Disa nga zonat nuk kanë hequr ende kufizimet, sic është ajo e protestave më problematike Haizhu, ku protestuesit u përleshën me policinë të martën.


Haizhu ka pasur protesta dhe përleshje me policinë gjatë gjithë muajit të kaluar, të cilat u zgjeruan dramatikisht në fundjavë edhe në qytete të tjera.

pamjet video – të përcjella nga rrjeti Agence France-Presse – njerëzit shiheshin që ulërisnin dhe godisnin me objekte barrikadat e policisë, ndërsa të tjerë mearreshin me forcë nga autoritetet, me duar të lidhura me fasheta.

Një rezident i Guangzhou tha dje për AFP se rreth 100 policë kishin zbarkuar në zonën Haizhu ku bënë disa arrestime të martën.

Haizhu, një zonë me rreth 1.8 milionë banorë, ka regjistruar më shumë raste infektimesh dhe është mbajtur brutalisht nën izolim nga autoritetet prej fundit të tetorit.

Pakënaqësia me kufizimet e qeverisë ka shkaktuar protesta në të gjithë Kinën dhe një valë protestash kundër presidentit Xi Jinping, i ardhur në pushtet një dekadë më parë.

Raportimet flasin se autoritetet kanë ndaluar shfaqjen e kampionatit botëror të futbollit që banorët “të mos shikojnë tifozët pa maska” në ndeshjet e Katarit.

Të martën studentë universitetesh kineze vërshuan në rrugë duke u përleshur me policinë në protestat më të mëdha në disa dekada në vend.//The Guardian/

FOTO GALERI
3/4
Autoritetet kanë ndaluar shfaqjen e kampionatit botëror të futbollit që banorët “të mos shikojnë tifozët pa maska”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA