18/11 16:36
Barcelona bën “prapa-kthehu”.
Klubi po projekton rinovimin me Sergio Busquets, pasi kontrata e mesfushorit skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Pak javë më parë, Sergio deklaroi se në fundin e sezonit do të largohej nga Barcelona dhe menjëherë u përfol për një transferim të mundshëm në Amerikë te Inter Miami.
Busquets është i fokusuar me përfaqësuesen spanjolle në Kupën e Botës, Katar 2022 dhe deri më tani mesfushori katalanas nuk ka dërguar asnjë sinjal, por klubi dhe Xavi, dëshirojnë ta mbajnë në skuadër.
Pas përfundimit të Botërorit, shumë gjëra do të sqarohen, për të kuptuar nëse, Busquets dhe Barcelona nuk do të përfundojnë në “divorc”.
Top Channel