25/12 20:47
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar menjëherë pas fitores së përfaqësueses së vendit të tij ndaj Iranit, 0-1.
Reagimi i kreut të “Shtëpisë së Bardhë”, duket një deklaratë sa sportive aq edje politike.
“Shtetet e Bashkuara një, Irani zero! Loja mbaroi!”, njoftoi ai para qytetarëve në Bay City, Michigan, ku po zhvillohej një ngjarje kushtuar nismave ekonomike.
Më tej Biden shtoi se çfarë kishte folur me trajnerin dhe lojtarët përpara këtij takimi.
“Çfarë loje e mrekullueshme. Kur fola me trajnerin dhe lojtarët, u thashë ‘mund ta bëni’. Ata e bënë. Sa shumë i dua”,- tha sërish presidenti, duke iu referuar telefonata e parë e bërë me ekipin në prag të Kupës së Botës.
Top Channel