Një sulm shtetëror i sponsorizuar nga qeveria iraniane , kryesisht nga ministria e inteligjences dhe garda revolicionare.
Kështu e konsideron prokuroria e Tiranës edhe tentativën për të paralizuar shërbimet on line qeveritare, që sipas hetimeve të deritanishme synonte të shkatërronte të gjitha sistemet, të paralizonte shërbimet ndaj qytetarëve dhe të krijonte kaos në shoqëri deklaron në këtë dokument akuza e kryeqytetit.
Pas dy viteve tentative për të realizuar këtë qëllim, në muajin korrik sulmet u intesifikuan në gjashtë episode, duke shfrytëzuar si pikë hyrëse një ndërfaqe publike, tek e cila pesë inxhinerë elektronike nën përgjegjësi penale nuk kishin azhornuar antiviruset dhe as komunikuar me kompanitë implementuese
Pesë të dyshuarit për të cilët gjykata vendosi detyrim paraqitje mbanin detyrën e specialistëve IT në ministrinë e brendshme, drejtorinë e burgjeve dhe në DAP dhe shpërdorimi i detyrës së tyre konsiston sipas prokurorit Bledar Valikaj në faktin se ata nuk kryen veprime për të parandaluar situatën.
Ky hetim lidhet me sulmin e parë ndaj AKSH , teksa të gjitha goditjet kibernetike mbas të cilave dyshohen iranianët janë bashkuar në një të vetme
Ekspertët ndërkombëtare përfshi edhe FBI konkludojnë se hakerat u infiltruan duke shfrytëzuar dobësinë e share porint server 2016 , ku dhe morën kredencialet e përdoruesit dhe vepruan më pas në rolin e administratiorëve lokalë në servera.
Top Channel