Tifozi anglez në Katar zbulon ‘pa dashje’ qytetin fantazmë të punëtorëve që ndërtuan stadiumet e botërorit (fotogaleri)

29/11/2022 21:41

21 vjeçari anglez Rob Dawley duket se zbuloi më shumë nga sa kishte pritur teksa eksploronte rrugët e parrahura të gadishullit arabik të botërorit.

I riu që ndjek skuadrën e tij kombëtare nis të eksploronte “Katarin e fshehur” kur gjeti pallatet e apartamenteve ku besohet se banonin punëtorët emigrantë që ndërtuan stadiumet.

Kështu që në një ditë pushimi ai hasi në “një kamp emigrantësh”, ku iu ndalua të hynte dhe iu dha një taksi për t’u kthyer në qendrën e qytetit Mesaieed.

Fillimisht Rob nuk hasi asnjë tabelë treguese në vendin e zbuluar, ku pa disa pallate banimi.

Por më pas tifozi anglez hasi në disa roje sigurie që e lejuan të shëtiste i shoqëruar prej tyre rreth vendit, për të cilat thonin se brenda disa muajsh “do të shembeshin”.

Rob nga Grimsby, në veri të Anglisë: “Kam ardhur të ndjek futbollin me disa miq, por mes ditëve të ndeshjeve kaq qejf të eksploroj”.

“Një miku im më dha një listë të vendeve ku mund të shkoja dhe këtu ishte dhe Mesaid”.

“Mora metronë në Katar dhe dikush që quhej Hassan më tha se ishte një doktor emigrant, dhe se jetonte në një kamp, prandaj vendosa ta ndjek”.

“Ata nuk më lanë të hyja në kamp kështu që mora një taksi drejt Messaid dhe nuk e besoja atë që po shihja.”

“Nuk i njoh mirë këto pallatet e banimit, por ishin rreth 25 a 30 prej tyre, krejtësisht të zbrazura, të braktisura”.

“Nuk kishte askund asnjë tabelë, për fat pashë një makinë të sigurisë dhe nisa të flas me ta që më thanë se do të më shoqëronin në një shëtitje të vendit. Ata thanë se për disa muaj këto do të shkatërrohen të gjitha”.

“Emri i tij (rojës) ishte Sadik dhe ishte një person i shkëlqyer”.

Rob publikoi videon e tij në TikTok dhe tashmë ajo ka rreth 2 milionë shikime.

Video-shëtitja e tij kalon mes apartamenteve të braktisura teksa roja i sigurisë i tregon se këtu banonin punëtorët që ndihmuan në ndërtimin e stadiumeve.

Rob thotë se akomodimet dukeshin të mira, “ose të paktën më të mira se ato që ai kishte parë në universitetin e tij”, edhe pse nuk e dinte sesa njerëz mund të kishin qëndruar në një apartament.

Rob thotë se ka nisur të udhëtojë tre vjet më parë, kur vizitoi 12 vende në rreth 12 muaj në vitin 2019.

Ai ka vizituar tashmë një total prej 23 shtetesh, ku gjithmonë pyet vendasit ku duhet të shkojë  dhe kështu nis të eksplorojë zonat.

Ai thotë se ka si mision t’u tregojë njerëzve anët “e papara të Katarit”, të cilat e sollën në këto apartamente.

“Personalisht u surprizova sesa standarde të mira kishte, nga infrastruktura, apartamentet ishin të mira, por varet sesa persona kanë banuar në secilin prej tyre”.

“Por gjithsesi duhet të ketë qenë e çuditshme, pasi në TikTok nuk mund të kuptosh gjithçka.”

FOTO GALERI
3/7
“Emri i tij (rojës) ishte Sadik dhe ishte një person i shkëlqyer”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA