Mjeku kardiolog vritet me pistoletë nga pacienti i tij në Itali (fotot)

29/11/2022 20:50

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Siçilinë sot teksa një i ri ka vrarë me pistoletë mjekun e tij kardiolog në Faravara të Agrigento.

Autori tashmë i ndaluar nga autoritetet është pacient prej kohësh i mjekut të ndjerë.

Doktori i njohur në qytezën e Favara, u vra me të shtëna pistolete në ambulancën e Bassanesi.

47 vjeçari nga Favara, Adriano Vetro, i dyshuar si vrasës i kardiologut Gaetano Alaimo, kishte ardhur posaçërisht për të kryer vrasjen pasi nuk kishte një takim në ambulancë.

Nuk kishte pasur asnjë diskutim mes Alaimo e Vetro në kohën e ngjarjes por me sa duket kishte pasur në të kaluarën.

I dyshuari u gjet më vonë nga karabinierët në banesën e tij ku ishte kthyer pas krimit.

Ende nuk dihen detajet e konfliktit mes vrasësit dhe doktorit por autoritetet thane se po hetojnë dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

FOTO GALERI
1/3
Një i ri ka vrarë me pistoletë mjekun e tij kardiolog në Faravara të Agrigento.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA