Kongresmeni demokrat amerikan nga Virginia, Donald McEachin, ka vdekur në moshën 61 vjeçare nga kanceri në zorrë, njoftonte sot stafi tij.
“Jemi të tronditur të njoftojmë ndarjen nga jeta të shefit dhe mikut tonë, kongresmenit Donald McEachin i cili luftoi kancerin në zorrë prej disa vitesh. Sot ai humbi betejën dhe populli i Virginia humbi një luftëtar që gjithmonë vinte ata të parët,” tha në një deklaratë Tara Rountree, shefe e stafit të McEachin.
“Deri në zgjedhjen e një përfaqësuesi të ri, zyra jonë mbetet e hapur për t’i shërbyer elektoratit”.
McEachin përfaqësonte distriktin e katërt të Virginia, nga kreqyteti Richmond deri në Chesapeake, prej vitit 2017.
Senatori demokrat Mark Warner quante mikun e kolegun e tij “një luftëtar” të fokusuar në “drejtësinë sociale e mjedisore”.
Para se të zgjidhej në Kongres, McEachin ka shërbyer si përfaqësues në dy dhomat e Asemblesë së Virginia.
Ai lë pas gruan Colette McEachin, prokurore në qytetin Richmond, dhe tre fëmijët e tyre të rritur.
Top Channel