Katër palestinezë vriten gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor (fotot)

29/11/2022 18:17

Katër të rinj palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në tre incidente të ndryshme sot në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, thanë zyrtarët izraelitë e palestinezë.

Dy prej tyre ishin vëllezër që u qëlluan për vdekje gjatë përplasjeve me trupat izraelite në një operacion ushtarak pranë Ramallah.

Viktima i tretë u vra në konfrontimin me trupat dy automjete të patrullës izraelite mbetën në rrugë prej defektit teknik pranë Hebron.

Ushtria izraelite tha se një personi katërt u vra pranë Ramallah pasi goditi me makinën e tij një ushtar izraelit duke e plagosur.

OKB paralajmëroi sot se konflikti  Izrael-Palestinë është “përsëri në pikën e zierjes” pas përshkallëzimit të dhunës së ushtrisë në Bregun Perëndimor dhe sulmeve në Izrael.

Forcat izraelite po kryejnë thuajse përnatë operacione kontrolli e arrestimesh në komunitetet e Bregut Perëndimor, ku vetëm prej fillimit të vitit janë vrarë të paktën 140 palestinezë.

Izraeli thotë se 30 shtetas të tij kanë humbur jetën në sulme me armë dhe thikë nga palestinezë.

Jawad Rimawi, 22 vjeç dhe i vëllai Thafer Rimawi, 21, të dy studentë të Universitetit të Birzeit u vranë mëngjesin e sotëm 16 km në veriperëndim të Ramallah.

Burimet palestineze thanë se kishin shkuar të vizitonin të afërm në fshatin Beit Rima, teksa ushtria izraelite po kryente një operacion në zonë.

Gjatë tërheqjes së ushtrisë nisën konfrontimet kur të rinjtë lëshuan gurë dhe shishe benzine.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se vëllezërit u dërguan në spitalin lokal ku u shpallën të vdekur.

Ushtria izraelite “trazirat u nisën nga një numër të dyshuarish” gjatë një “aktiviteti rutinë të ushtrisë natën”.

Mufeed Ikhlil, 44 vjeç, u vra me plumb në kokë gjatë përplasjeve të natës me palestinezë që lëshonin gurë në fshatin Beit Ummar, 10km në veri të Hebron, shkruan BBC.

Ministria e shëndetësisë tha se nëntë palestinezë të tjerë ishin qëlluar me armë.

Ushtria izraelite tha më tej se dy automjete të ushtrisë mbetën në rrugë prej keqfunksionimit gjatë patrullimit, kur u sulmuan nga disa palestinezë që “lëshonin gurë dhe mjete të improvizuara eksplozive ndaj ushtarëve”.

Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor quante tre vrasjet një “krim i shëmtuar”, ndërsa zëdhënësi i presidentit Mahmoud Abbas paralajmëronte se “vrasjet e përditshme të palestinezëve janë një shpallje lufte”.

Një zëdhënës i grupit militant palestinez Hamas, të cilët qeverisin në Rripin e Gazës, tha se “përshkallëzimi i krimeve të Izraelit do të pritet me përshkallëzim të rezistencës”.

Sot pasdite ushtria izraelite tha se një burrë përplasi makinën e tij me një ushtar pranë Kokhav Yaakov, një koloni izraelite 2km në lindje të Ramallah.

“Policia izraelite në zonë e ndoqi sulmuesin dhe e neutralizoi”, thanë autoritetet.//BBC/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA