Disa prej politikanëve shqiptarë kanë uruar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, ndërsa kanë nderuar dëshmorët e atdheut pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve. 

Me rastin e Ditës së Çlirimit,  Begaj nderoi kujtimin e dëshmorëve të Atdheut duke vendosur një kurorë pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.

Begaj nderoi të gjithë heronjtë e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe shprehu mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti 29 Nëntorin, fillimisht me një mesazh në rrjete sociale, ku theksoi se vlerat e antifashizmit dhe të lirisë janë të pacenueshme dhe se themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë.

“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi i me Kolacionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacenueshme,  janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë.  Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, shkruan Nikolla.

Kurse kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët me një postim në rrjete sociale: GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT.

Të pranishëm gjatë homazheve ishin presidenti Begaj kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla,  kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji.

FOTO GALERI
12/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA