Burri vdes nga briri i derrit të egër që kishte rritur që këlysh në fermë (fotot)

29/11/2022 17:12

Një burrë që kishte rritur një derr të egër që kur ishte ‘bebe’, është goditur për vdekje nga brirët e tij, raportohet së fundmi nga Tailanda.

68 vjeçari Amnuay Suriwong, u gjet në një pellg gjaku pasi kafsha e kishte sulmuar në shtëpinë e tij në provincën tailandeze Kamphaeng Phet, më 24 nëntor.

Fqinjët i thanë policisë se Amnuay kishte kërkuar ndihmë kur kafsha kishte nisur tërbimin duke tentuar të thyente plevicen e tij.

Burri i plagosur kishte arritur të telefononte për ndihmë para se të shtrihej në një stol bambuje në kopshtin e tij. Ambulanca e gjeti atë të vdekur, të goditur  në kofshë, supozuar nga briri i derrit.

Rezidentët ndoqën më pas derrin e egër dhe e vranë për të parandaluar plagosje të tjera të mundshme te banorëve.

Kunata e viktimës tha e ai jetonte vetëm dhe kishte mbajtur derrin e egër jetim për shoqëri.

Ajo tha: “Ai e linte të dilte të kulloste pasditeve dhe derri kthehej vetë në ndarjen e tij. Por me kalimin e kohës ai u rrit duke kaluar 100 kg peshë dhe kishte dy dhëmbë të mëdhenj që i dilnin jashtë nga goja”.

Por fqinjët thonin se derrkuci ishte shumë i butë dhe nuk kishte treguar kurrë shenja agresioni, deri para sulmit të supozuar.

Durian shtonte: “Ai e kishte rritur që kur ishte i vogël, ishte i butë dhe nuk lëndonte asnjëherë njeri, edhe fqinjët i sillnin perime për të ngrënë, është e çuditshme”.

Policia tha se nuk po kërkon njeri tjetër në lidhje me vdekjen dhe familja e të ndjerit nuk ka kërkuar hetime.

FOTO GALERI
1/4
Fqinjët i thanë policisë se Amnuay kishte kërkuar ndihmë kur kafsha kishte nisur tërbimin

Top Channel