
27/02 22:54
Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar popullin shqiptar për 78-vjetorin e Çlirimit.
Në postim theksohet se kjo ditë shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare.
“1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.
Top Channel