Nis operacioni “fshesa” te Juventus, emrat që do largohen në verë nga “Zonja e Vjetër”
28/11/2022 09:17
“Mos e quani revolucion. Ajo që do të ndodhë te Juventus verën e ardhshme do të jetë një ‘rikrijim’”, ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.
Gjatë verës së 2023 pritet që nga klubi i “Zonjës së Vjetër” të largohen shumë lojtarë dhe largime të paevitueshme duken ato të lojtarëve që u skadojnë kontratat.
Mes lojtarëve që do të largohen nga Juventus në merkaton e verës pritet të jenë Alex Sandro, Juan Cuadrado dhe Angel Di Maria, ndërsa për Adrien Rabiot ka ende dyshime për rinovimin e tij.
Top Channel