Festimet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku edhe në Tiranë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin “Skënderbej”, një moment ky që u ndoq me entuziazëm dhe nga qytetarët e pranishëm në shesh.

Atmosfera festive ndihet kudo me flamujt kuq e zi të varur në qytet, me muzikën popullore dhe qytetarët që kanë dalë për të festuar.

Është festa më e bukur për vendin tonë”.

“Nga Durrësi kam ardhur me vajzën për të festuar”.

Është festa më e bukur për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që janë jashtë vendit“- shprehen qytetarët.

Festa në kryeqytet do të kulmojë në mbrëmje me koncertin e yllit me famë botërore Dua Lipa, që do të dhurojë një koncert falas në përmbyllje të turit të saj, para se Dua të dalë në skenë do të performojë këngëtarja Elvana Gjata për të gjithë të pranishmit.

Koncerti do të nisë në orën 19:00 dhe do te jetë falas për të gjithë qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA