Foto Ilustruese

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, duke u djegur plotësisht.

Mësohet se makina në pronësi të D.M., ka marrë flakë në në rrugën “Donald Trump”, e si pasojë flakët kanë prekur edhe mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara pranë.

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një defekti në pjesën e motorrit, ndërsa automjeti ishte gaz-benzinë.

Policia thotë se ngjarja është aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA