Policia e Iranit po përdor një municion që shkakton verbimin e protestuesve.

Një grup prej 140 dëshmitarësh okularë, në një deklaratë të përbashkët të postuar në rrjetet sociale, thonë se përdorimi i municioneve të mbushura me mbetje dhe me bojë nga forcat e sigurisë ka rezultuar në dëmtimin e shikimit të shumë prej tyre.

Ndërkohë që  udhëheqësi i Iranit ka lavdëruar përfshirjen e milicisë Basidsch në protesta. “Ata rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur popullsinë nga rebelët“, tha Ayatollah Ali Khamenei në një fjalim televiziv. Milicia e cila ka lidhje me Gardën Revolucionare iraniane po godet brutalisht demonstruesi ënë përpjekje për të ndaluar protestat më shumë se dy mujore.

Khamenei paralajmëroi popullatën që të mos joshet nga propaganda e huaj. “Kanalet televizive që njihni dhe shikoni i përkasin armikut”, tha Khamenei duke përmendur në mënyrë eksplicite SHBA-në.

Gjatë këtyre dy muajve me dhjetëra mijëra iranianë kanë protestuar në Iran kundër politikave autoritare të udhëheqjes islame. Protestat u ndezën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, më shumë se 440 protestues u vranë nga policia dhe forcat e sigurisë dhe forcat e  Milicisë Basidsch luajtën një rol kyç në këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA