Arrestohet prezantuesi televiziv pas përplasjes fatale të helikopterit të kolegut në Australi (fotot)

28/11/2022 18:34

Prezantuesi i programeve të njohura të botës së egër në Australi, Matt Wright është arrestuar dje në lidhje me një përplasje fatale helikopteri ku gjeti vdekjen kolegu i tij i ekranit, në fillim të vitit.

Chris “Willow” Wilson, i cili ka qenë protagonist në programet e njohura të botës së egër, ishte duke mbledhur vezë krokodilësh në Northern Territory më 28 shkurt kur helikopteri tij u rrëzua duke lënë të vdekur Wilson e duke plagosur rëndë një burrë tjetër.

43 vjecari Wright, është kërkuar të dorëzohet në polici në Darwin, shkruan rrjeti Sky News Australia dhe pritet të akuzohet për ndryshim të kursit të drejtësisë, shkatërrim provash, fabrikim provash, ndërhyrje të jashtëligjshme me dëshmitarët dhe hyrje të jashtëligjshme.

Një zëdhënës për Wright thotë se ai “mohon fuqimisht shkeljet.”

“Ajo që ndodhi ishte një aksident tragjik që i kushtoi jetën një miku të ngushtë. Shqetësimi i tij i vetëm pas aksidentit ishte gjendja e dy personave në bord”, tha një përfaqësues i tij.

Wright jetonte në Queensland dhe ka qenë i pari që fluturoi drejt skenës së aksidentit me një tjetër helikopter dhe tre persona.

Dy prej tyre — piloti Michael Burbidge dhe oficeri i policisë Neil Mellon — gjithashtu janë akuzuar për disa shkelje përfshi prishje e skenës së ngjarjes.

Autoritetet ende nuk kanë thënë se cilat mund të jenë motivet e Wright për fshehjen e provave.

Të akuzuarit do të kthehen në gjykatë në janar për vijimin e hetimeve të ngjarjes.

Piloti i helikopterit Sebastian Robinson, mbijetoi me plagë të rënda në shtyllën kurrizore.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA