Temperaturat e ftohta të dimrit janë shkaktare të rritjes së rrezikshme të tensionit të gjakut tek të moshuarit.
Një studim francez ka zbuluar se tensioni i gjakut pëson luhatje të ndjeshme sipas stinëve.
Në dimër, tensioni i gjakut tek të moshuarit rritet me 33.4 përqind ndërsa në verë me 23.8 përqind.
Ndonëse ekspertët nuk kanë arritur të përcaktojnë mekanizmat që mund të shpjegojnë këtë lidhje mes motit dhe tensionit, ata thonë se gjithçka ka të bëjë me sistemin nervor simpatetik.
Ky sistem kontrollon mënyrën se si organizmi reagon ndaj stresit.
Ai gjithashtu rregullon çlirimin e hormonet katekolaminë që rrit tensionin e gjakut duke përshpejtuar rrahjet e zemrës dhe mbajtur nën kontroll enët e gjakut.
Tensioni i gjakut në varësi të stinëve
Studiuesit francezë analizuan të dhënat mjekësore të mbi 8800 të rriturve mbi 65 vjeç në harkun kohor të 2 viteve.
Gjatë dimrit tensioni sistolik pësonte një rritje prej 5 pikësh.
Ndikimi më i lartë i temperaturave tek tensioni i gjakut vërehej tek të moshuarit mbi 80 vjeç.
Këto gjetje, sipas ekspertëve, mund të shpjegojë edhe ndikimet sezonale në sëmundjet si ishemia, apo problemet me enët e gjakut që prekin të moshuarit.
Një monitorim më i vëmendshëm i tensionit të të moshuarve gjatë dimrit mund të përmirësojë shëndetin e tyre.
Minimizoni ekspozimin ndaj të ftohtit në ambiente të jashtme,
Shmangni aktivitetet e rënda fizike,
Vishuni trashë,
Mbani doreza dhe shall kur të dilni në ambiente të ftohta,
Shmangni kafeinën dhe alkoolin sepse shkaktojnë humbje më të shpejtë të nxehtësisë së trupit.
Konsumoni ushqime të përshtatshme për tensionin e gjakut siç janë frutat dhe perimet.
Kufizoni konsumin e kripës dhe hani më shumë produkte të bulmetit me pak yndyrë por edhe drithëra të plota, peshk dhe shpendë.
Njerëzit që punojnë në ambiente të jashtme duhet të tregojnë kujdes të lartë për të ulur rrezikun e tensionit të lartë të gjakut./AgroWeb.org
Top Channel