Mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Rama: Marrëdhënie produktive, bashkëpunim për të realizuar portin dhe hekurudhën

27/11/2022 12:20

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë produktive më shumë se më parë.

Ai u shpreh se këtë e tregon bashkëpunimi në fushën e energjisë, apo puna për të realizuar portin dhe hekurudhën.

Rama risolli në vëmendje edhe dy persona, Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin, të cilët sipas tij, duhet të ishin pjesë e mbledhjes së përbashkët.

Rama: Marrëdhëniet janë produktive më shumë se çfarë kanë qenë më parë. Këtë e tregojnë faktet e treguara nga vullneti  dhe rritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok. Mjafton të shikosh të dhënat e shkëmbimeve tregtare, apo lirinë e lëvizjes, apo abetaren e përbashkët një tjetër ngjarje e rëndësishme dhe e realizuar, apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik shqiptar. Apo bashkëpunimin e përditshëm në fushën e energjisë, apo punën e nisur për të bërë realitet atë që është vepra më e madhe, portin dhe hekurudhën. Për hekurudhën themi tani më, ofertuesit që kanë ofertuar për të marrë përsipër studimin e fizibilitetit. Ndërkohë që pavarësisht të gjitha llafeve, në fillim të vitit të ardhshëm ne fillojmë të hapim garën për portin e ri të Durrësit në Porto Romano, do jemi në kantier që do të jetë një ë i përbashkët i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe Strugë, që do të lidhen me hekurudhë, për hekurudhën  Durrës-Prishtinë. Për tjetrën jemi në diskutime intensive me komisionin. Në 12 dhjetor Shpresoj që kryeministri i Kosovës dhe ministrat të na bashkohen në prezantimin publik të projektit përfundimtar. Në 12 dhjetor prezantojmë projektin, do të nisë nga puna në fillim të 6 mujorit të dytë të vitit 2023, për tu mos u zgjatur dua të kthehem aty ku u nisa me ata të cilët i hapën rrugë shumë kohë më parë mundësive, ne shqiptarët një pjesë të mundësive e shfrytëzuam, por sot është një ditë e mirë, e  bukur edhe frymëzuese edhe për këtë pamje që i ka mbledhur bashkë pavarësisht që do të donim apo s’do të donim ta pranonim njërit tjetrin në një mëhallë. Dy emra dua të sjell, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe UÇK, këto të dyja lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta dhe tjetri është Hashim Thaçi, i cili është i munguar përkohësisht me një mision që vazhdon.

Top Channel