Mbledhja e parë e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës po mbahet sot me rastin e 110 Vjetorit të Pavarësisë.
Deputetët e Kosovës dhe ata shqiptarë ndodhen në goditën e Kuvendit të Shqipërisë, ku edhe po mbahet mbledhja e përbashkët.
Në këtë veprimtari do të mbajnë fjalën në foltoren e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla; Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca; Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; ministra të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarë të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, ndërsa një grup të rinjsh kanë performuar me kostume tradicionale shqiptare.
Top Channel