Video/ Protesta dramatike kundër izolimeve në Kinë, turma liron protestuesin e arrestuar (fotot)

26/11/2022 16:04

Mes protestave dramatike kundër izolimeve të detyruara të qeverisë komuniste, një burrë që protestonte i vetëm dhe u ndalua prej autoriteteve u lirua sërish nga turma e zemëruar me kufizimet.

Në pamje tregohet ai që njihet tashmë si “Superman-i vendas” teksa fliste në protestën e tij kundër politikave të “zero-kovid” të propaganduara nga qeveria.

Protestuesi i zemëruar ishte në qytetin Chongqing teksa të pranishmit e dëgjonin dhe e filmonin.

Mes të tjerash ai thërriste “Më jep liri, ose më jep vdekje!” teksa dënonte kufizimet e ashpra të Xi-Jinping.

Ai më pas merret me forcë nga policia me veshje mbrojtëse, por turma e zemëruar e njerëzve i vjen në ndihmë duke e liruar atë disa momente më vonë.


Në të tjera pamje nga qytete të ndryshme të Kinës shihen njerëz të revoltuar që godasin autoritetet duke i zmbrapsur oficerët që tentojnë të vendosin rregullat e ashpra.

Zhvillimi vjen teksa dhjetra milionë njerëz janë rivendosur nën kufizime në Kinë pas deklaratave për rritje të numrit të rasteve. Situata mbetet e tensionuar.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA