Ministri i jashtëm bjellorus Vladimir Makei vdes papritur në moshën 64-vjeçare (fotot)

26/11/2022 21:27

Vladimir Makei, ministri i jashtëm bjellorus që më herët refuzoi sugjerimet se do të dërgoheshin trupa ruse në Ukrainë nga vendi i tij ka vdekur sot në moshën 64 vjeçare.

Makei mbante postin prej vitit 2012, ndërsa nga 2008 deri në 2012 ka drejtuar administratën presidenciale të vendit.

Udhëheqja bjelloruse është një aleate e ngushtë e Kremlin dhe ka lejuar më parë që territori saj të përdoret për nisje të operacioneve ushtarake kundër Ukrainës.

“Ministri i jashtëm bjellorus Vladimir Makei ka vdekur papritur,” tha agjencia shtetërore e lajmeve Belta, duke cituar zëdhënësin Anatoly Glaz.
Makei ishte 64 vjeç dhe mbante postin prej vitit 2012.

Në fillim të javës Makei në samitin e Traktatit të Sigurisë Kolektive të drejtuar nga Moska në kryeqytetin armen Jerevan.
Sot ai duhet të kishte shkuar në Moskë për një takim me homologun rus Sergei Lavrov.

Bjellorusia udhëhiqet nga lideri autoritar Alexander Lukashenko prej vitit 1994, dhe kufizohet si me Rusinë ashtu dhe me Ukrainën.

 

FOTO GALERI
2/3
Bjellorusia udhëhiqet nga lideri autoritar Alexander Lukashenko prej vitit 1994

Top Channel