Katar/ Zjarri gjigant përfshin qytezën pranë qendrës së tifozëve të Kupës së Botës (fotot)

26/11/2022 15:22

Një zjarr masiv ka shpërthyer sot në qytezën e Kupës së Botës, Lusail në Katar, ku tym i zi shihej të ngrihej pranë qendrës së tifozëve të ishullit Qetaifan.

Zyrtarët thanë se zjarri shpërtheu në një kantier ndërtimi teksa çatia e një ndërtese shihej në flakë pranë qendrës së tifozëve.

Autoritetet thanë më vonë se grupet e mbrojtjes civile kishin vënë nën kontroll zjarrin e përhapur në tre magazina në Umm Al-Amd ku nuk u raportuan viktima ose të plagosur.

Zjarri vjen pas një serie problemesh infrastrukturore në Katar, i cili thotë se ka shpenzuar miliona në përgatitje për Kupën e Botës, e gjithashtu pas raportimeve për qindra të vdekur mes punëtorëve refugjatë që ndërtuan stadiumet, prej kushteve të rënda të punës dhe mungesës së sigurisë.

Vendi thotë se ka shpenzuar më shumë se 100 miliardë dollarë për turneun, shumica e të cilave për ndërtimin e qytetit të Lusail.

Qyteti ka një numër atraksionesh të reja moderne si hoteli në formë gjysmë hëne, stadiumi i ri dhe disa ishuj artificialë.

Por jo gjithçka ka shkuar sipas planit teksa një kompleks zbavitjeje me rrëshkitëse të larta ujore ende nuk është përfunduar.

Lusail është qyteti i dytë më i madh i vendit me një popullatë prej rreth 200,000.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA