Një nga efektet më të forta të luftës në Ukrainë është rritja e çmimeve në rang global, veçanërisht rritja e çmimeve të karburanteve.
Por ajo që ndodh në vendin tonë është se kur bëhet fjalë për të rritur çmimin e naftës, benzinës, gazit etj., ato ngjiten më shpejtësinë e një ashensori, që ngrihet shumë shpejt lart. Ndërsa ajo që ndodh kur çmimet e karburanteve duhet të ulen, është se procesi ngadalësohet, dhe rënia e çmimeve bëhet si me pikatore.
“Këtu çmimet ngrihen dhe ulen sipas qejfit, jo sipas bursës. Rriten me 100 lekë dhe ulen me nga 1 lek. Kështu ka ndodhur përherë, jo vetëm tani gjatë krizës në Ukrainë. Unë nuk di të them se sa transparent është Bordi i Transparencës, por fakt është që rritja e çmimeve të bursës reflektohet në sekondë tek ne në Shqipëri, shkojnë menjëherë në stratosferë. Ndërsa ulja, do kohë që të ndodhë dhe bëhet me shifra qesharake, 1 dhe 2 lekë.
Unë nuk e di, por po të më bësh ministër ta jap shpjegimin. Ne jemi shumë të zgjuar, jemi tregtarë të mëdhenj. Tani unë po lëviz me biçikletë nëpër Tiranë, nuk e dua fare makinën.
Ne kemi kosto të tjera që përfshihen tek çmimi i karburantit, që nuk përfshihen në Kosovë, Maqedoni apo në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ka një shprehje që thotë, kur vjen puna tek rritja quhet lepur, kur është për zbritje quhet breshkë. Sepse mjafton të rritet në bursë, e ngrenë mënjëherë, edhe pse e kanë blerë lirë. E kundërta ndodh kur duhet të ulet çmimi. Lëvizjet me makinë i kemi zvogëluar ndjeshëm, bëjmë vetëm ato të domosdoshmet, për pjesën tjetër lëvizim në këmbë.
Top Channel