Pitoni tre-metra i gjatë tërheq 5-vjeçarin brenda pishinës për ta vrarë (fotot)

25/11/2022 18:35
Piton i murrme australian

Një djalë pesë-vjeçar ka arritur të mbijetojë pasi u kafshua dhe u tërhoq brenda një pishine nga një piton tre metra i gjatë që u mbështoll në këmbën e tij.

Beau Blake u shpëtua më pas nga gjyshi i tij 76-vjeçar Allan, u cili u hodh në ujë për të nxjerrë nipin, teksa pitoni ishte mbështjellë rreth tij, tregonte babai i Beau, Ben në një program në Australi.

“[Beau] ishte duke ecur pranë anës së pishinës… dhe besoj se pitoni ishte aty duke pritur që të afrohej një viktimë … që në këtë rast ishte djali im,” tha Blake duke shtuar se ai kishte ardhur më vonë në vendngjarje.

“Gjyshi i tij pa një që doli nga bimësia dhe kur ata ranë në ujë, gjarpri ishte mbështjellë tërësisht rreth këmbës së tij”.

Blake tha se Allan kishte rënë në ujë para se të kuptonte çfarë kishte ndodhur.

Blake tha se Allan ishte “gjyshi i vitit” pasi u hodh në ujë për të shpëtuar Beau “me vetëmohim të plotë”.

“Ai ma afroi djalin mua dhe unë u detyrova ta ndaja atë nga gjarpri gjigant që mbahej te këmba e tij”, tha babai i Beau në programin 3AW Breakfast.

Blake shtonte: “Unë nuk jam trupvogël …kështu që për 15-20 sekonda e kisha çliruar atë,” tha Ben duke shtuar se e kishte mbajtur gjarprin për rreth 15 minuta për të siguruar familjen e tij, e më pas e kishte lëshuar.

Beau tha se pësoi vetëm plagë të gola kafshimesh nga pitoni, pasi specia nuk është helmuese.

Ata zakonisht kapin prenë e tyre me dhëmbë dhe më pas sillen rreth trupit të saj duke e shtrënguar për ta vrarë.

Pitonët hanë zakonisht brenjtës, zogj e zvarranikë të vegjël, nganjëherë edhe mace.

Ka 15 specie pitonësh në Australi dhe shumë prej tyre afrohen në kopshtet e shtëpive. Pitonët janë një specie e mbrojtur dhe nuk mund të vriten apo të merren nga habitati i egër.

FOTO GALERI
1/2
Beau tha se pësoi vetëm plagë të gola kafshimesh nga pitoni, pasi specia nuk është helmuese.

Top Channel