Miliona ukrainas në errësirë dhe të ftohtë/ Zelenksy: Kemi duruar për 9 muaj, Rusia nuk do na thyejë

25/11/2022 20:11

Miliona ukrainas janë ende pa ngrohje dhe energji pas sulmeve më shkatërruese ajrore ruse në rrjetin e saj energjetik deri më tani, ndërsa banorët janë paralajmëruar të përgatiten për sulme të mëtejshme dhe të rezervojnë ujë, ushqim dhe veshje.

Moska thotë se sulmet ndaj infrastrukturës bazë të Ukrainës janë ushtarakisht legjitime dhe se Kievi mund t’i japë fund vuajtjeve të popullit të tij nëse i nënshtrohet kërkesave ruse. Ukraina thotë se sulmet që synojnë të shkaktojnë mjerim civil janë një krim lufte.

“Së bashku duruam nëntë muaj luftë në shkallë të gjerë dhe Rusia nuk ka gjetur një mënyrë për të na thyer dhe nuk do ta gjejë një të tillë”, tha Zelensky.

Rusia ka goditur rrjetin energjetik ukrainas larg vijës së parë të luftës me breshëri raketash me rreze të gjatë veprimi rreth një herë në javë që nga fillimi i tetorit.

Sulmet e të mërkurës shkaktuan dëmin më të madh deri më tani, duke lënë miliona njerëz pa dritë, ujë apo ngrohje edhe pse temperaturat në të gjithë vendin kanë rënë nën zero.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA