Akuzat e opozitës për një mega-aferë korruptive me kontratën e transformimit të portit të Durrësit, nuk e penguan votimin të parlament vetëm me votat e shumicës socialiste.

Votimi kësaj kontrate ia la vendin miratimit  të buxhetit për 2023.

Megjithëse në tabelën e votimit u shfaq si votë pro nga opozita për buxhetin ajo e Dhurata Cupi Tylit, deputetja demokrate i tha Top Channel se kishte votuar gabimisht pro dhe se vota e saj shkonte kundër.

I vetmi nga deputetët socialist që paraqiti një amendament ishte Erion Braçe.

“Përjashtim nga TVSH të gjithë myshqerave të mbarsura që hynë në territorin e Shqipërisë.”

Krahas votave pro të opozitës “Amendamenti Brace” mori edhe mbështetjen e kolegëve të tij socialist  Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Mimi Kodheli dhe Nasip Naço.

Pak përpara se t’i rrëzohej amendamenti për rritje page të punonjësve me 25%, Sali Berisha fshikulloi shumicën socialiste.

“T’ju quash në dy të natës ansambli pashpirtësia ju nuk e keni problem. Ju nuk votuan kundra opozitës të cilat i jepnin një përgjigje të domosdoshme kësaj krize.”

Të 20  amendamentet e deputetëve të opozitës, për rritje të pensioneve, pagës së mjekëve, mësuesve ndihmës, rrogat e pedagogëve, heqjen e  6 fishimin e gjobës për mallrat pa faturë etj,  u rrëzuan me 75 vota kundër.

Top Channel