Arkeologët kanë zbuluar në arenën e lashtë të gladiatorëve të Romës, Koloseum, ushqime të cilat i kanë rezistuar kohës.

Në atë vend janë zbuluar fruta të thata, por edhe eshtra ariu dhe luani, të cilat që mendohet se përdoreshin në lojërat e gjuetisë në arenë.

Zbulimet u bënë nga arkeologët duke ekzaminuar kanalizimet e monumentit 2000-vjeçar.

Studiuesit deklaruan se kockat nga arinjtë dhe luanët ndoshta janë lënë nga kafshët që janë detyruar të luftojnë me njëra-tjetrën dhe gladiatorët për argëtim. U gjetën gjithashtu eshtra kafshësh më të vogla.

Studimi filloi në janar të vitit 2021 dhe përfshiu pastrimin e rreth 70 m kanalizimesh nën Koloseun, i cili mbetet një nga monumentet më të vizituara të Italisë.

Koloseu ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake, i cili filloi të mos përdorej rreth vitit 523 pas Krishtit. Ishte i famshëm për organizimin e luftimeve gladiatorësh dhe spektakleve të tjera publike përpara turmave prej dhjetëra mijërash.

Në gërmim u zbuluan gjithashtu monedha të lashta, duke përfshirë 50 monedha bronzi që datojnë në periudhën e vonë romake, që përfshinte afërsisht 250-450 pas Krishtit dhe një monedhë përkujtimore argjendi nga rreth 170-171 pas Krishtit që festonte 10 vjet të sundimit të perandorit Marcus Aurelius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA