Ish-drejtori i Burgjeve në SPAK, mbyllen hetimet për Agim Ismailajn dhe dy të tjerë Ka nisur me debate të ashpra seanca plenare ku pritet të miratohet me procedurë të përshpejtuar marrëveshja për portin e Durrësit.
Shkak i debatit është bërë pikërisht koha e përcaktuar e debatit për marrëveshjen, ku Kryeparlamentarja Nikolla tha se Konferenca e Kryetarëve e ka përcaktuar të jetë 6 orë, kohë e cila është kundërshtuar nga Sali Berisha dhe deputetët e tij mbështetës, por edhe nga aleati i tij në opozitë, Partia e Lirisë.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka bllokuar foltoren, rrethuar nga deputetët e tij mbështetës, Kryeparlamentarja Nikolla po vijon me seancën plenare.
Ndërsa i kërkoi disa herë ish-kryeministrit të lirojë foltoren, Nikolla i tërhoqi vëmendjen duke cituar rregulloren e parlamentit, ndërsa në përfundim ndërpreu seancën për 5 minuta.
Top Channel