Rusia ka deklaruar se do të ndërpresë furnizimin me gaz dhe naftë të vendeve që mbështesin kufirin e çmimeve.
Më parë Kremlini ka sinjalizuar se do t’i kundërpërgjigjet vendeve që vendosin një kufi çmimi për naftën ruse, duke refuzuar t’i sigurojë furnizime.
G7 po konsideron të vendosë kufirin e naftës ruse nga deti në 65-70 dollarë për fuçi, megjithatë qeveritë e BE-së nuk kanë rënë dakord ende për një çmim dhe bisedimet janë vendosur të vazhdojnë.
Kremlini ka thënë se do të marrë një vendim përfundimtar pasi të analizojë të gjitha shifrat.
“Për momentin, ne i qëndrojmë qëndrimit të Presidentit Putin se ne nuk do të furnizojmë naftë dhe gaz për vendet që do të vendosin [kapakun] dhe do t’i bashkohen kufirit. Por ne duhet të analizojmë gjithçka përpara se të formulojmë pozicionin tonë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Top Channel