Exclusive/ Laborator kokaine në Fratar të Fierit! 15 të arrestuar deri tani, rruga që përshkoi ngarkesa Kolumbi-Mali i Zi-Shqipëri

24/11/2022 20:00

Një laborator kokaine është zbuluar në Frakull të Fierit, sipas burimeve nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Operacioni i urdhëruar nga SPAK në një laborator kokaine në Fratar të Fierit është mbyllur këtë të enjte, pas më shumë se tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s, Forcës së  Ligjit dhe policisë malazeze.

Kokaina, e fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final, Shqipërinë dhe të zhvillohej operacioni që u mbyll sot.

15 persona janë arrestuar deri tani, sipas Anila Hoxhës, ndërsa dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje. Arrestime ka edhe në Mal të Zi, persona të përfshirë në trafikun e kokainës.

Sipas informacioneve, ngarkesa e drogës ka ardhur nga Kolumbia, ka mbërritur në Portin e Tivarit dhe në fund në Fratar të Fierit.

Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, thanë burimet e Anila Hoxhës, ndërsa SPAK vëzhgoi e përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë.

Në operacionin e vëzhgimit sekret gjatë këtyre tre muajve, sipas burimeve të Anila Hoxhës, kanë qenë të angazhuar 60 oficerë të Policisë së Shtetit.

Është goditur i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit.

SPAK ka regjistruar procedimin dhe ka marrë autorizimet për t’i kthyer në prova ligjore, pas angazhimit edhe të OPGJ-së dhe të Forcave  Operacionet Speciale të Policisë së Shtetit.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA