Shkelja e barazisë në tendera, nga ministrja Balluku te Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve
Ndërsa seanca duket se iu rikthye normalitet, së paku në foltore, ish kryeministri Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilin e akuzoi si të lidhur me banda kriminale.
“Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.
Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin. Hera e dytë që akuzohesh për vrasje
Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe fshirje përgjimesh dhe bashkë me ty në parlament është shpirti i të ndjerit Ravik Gurra, që të kishte kapur në lidhje me bandat.” u shpreh Berisha.
Top Channel