Babai i vrasësit masiv në Colorado jep intervistë, por fokusohet vetëm në retorikë ‘anti-gay’ (fotot)

24/11/2022 17:59

Babai i Anderson Lee Aldrich — i dyshuari për vrasjen e pesë njerëzve e plagosjen e dhjetë të tjerëve në një diskotekë homoseksualësh në Kolorado, SHBA, dha një intervistë të çuditshme ku përmendte pa koherencë opinione anti-homoseksuale dhe marrëdhënien me të birin që kishte kohë pa e takuar.

Babai tha në intervistën me rrjetin lokal  CBS 8- San Diego se shqetësimi i tij kryesor është që djali të mos ishte homoseksual, edhe pse ai besohet se ka varë pesë njerëz në një stabiliment të njohur LGBT.

“U tmerrova, mendova me vete, ‘Oh, Zot, mos është gay’, por jo nuk është ‘gay’”, tha 48 vjeçari Aaron Brink, i cili jeton në San Diego dhe nuk është takuar prej vitesh me Aldrich.

Më tej ish-luftëtari i dueleve sportive MMA, shtoi: “Unë jam Mormon, jam konservator republikan dhe ne nuk merremi me gay-t.”

Ai tha se e kishte telefonuar avokati i Aldrich për t’i thënë se djali i tij 22-vjeçar ishte përfshirë në vrasjet në klubin Club Q në Colorado.

“Nuk e di për çfarë akuzohet, por ata më thanë se ndodhi në një bar gay. Nuk e di çfarë po bënte në një bar gay,” tha Brink.

Gazetari i CBS 8 i shpjegoi Brink se Aldrich akuzohet për orkestrimin e vrasjes masive.

Ndërsa babai u përgjigj: “OK, e akuzojnë se ka bërë këtë, jam i lumtur që nuk është gay. Vetëm këtë mund të them,” tha Brink në përgjigjen shokuese.

Më tej ai shtoi se veprimet e të birit janë të pafalshme: “Nuk ka justifikim për vrasjen e njerëzve … kjo nuk është zgjidhje,” tha Brink duke kërkuar ndjesë familjeve të viktimave: “Më vjen keq për humbjen tuaj, më vjen shumë keq”.

Baristët Daniel Davis Aston, 28 vjeç, aned Derrick Rump, 38, u vranë në sulm, bashkë me 22 vjeçarin Raymond Vance, Ashley Paugh, 35 vjeç, e Kelly Loving, 40.

Brink tha se kishte folur në telefon me Aldrich gjashtë muaj më parë, dhe kështu kontaktonin nganjëherë, por dhe asaj here kishte përfunduar në një debat. “E dua djalin tim sido që të jetë. E dua djalin tim”, tha ai.

FOTO GALERI
1/5
Aaron Brink tha në intervistën me rrjetin lokal CBS 8- San Diego se shqetësimi i tij kryesor është që djali të mos ishte homoseksual

Top Channel