Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Tre termocentrale bërthamore në Ukrainë janë fikur pas sulmeve të vazhdueshme nga pala ruse.
Fillimisht u raportua për dy termocentrale, të cilat iu ishte ndërprerë energjia e furnizimit për shkak të sulmeve.
Më pas firma shtetërore e energjisë bërthamore e vendit Energoatom ka konfirmuar se gjithsej tre termocentrale bërthamore duhej të fiken.
“Për shkak të një rënie të frekuencës në sistemin energjetik të Ukrainës mbrojtja emergjente u aktivizua në termocentralet bërthamore Rivne, Pivdennoukrainsk dhe Khmelnytskyi. Aktualisht, ato (njësitë e energjisë) punojnë në modalitetin e projektit, pa gjenerim në sistemin e brendshëm të energjisë”, tha kompania Energoatom.
Ndërkohë, i gjithë rajoni i Kievit ka mbetur pa energji elektrike, pasi sulmet ajrore ruse synuan sërish infrastrukturën energjitike.
Top Channel