Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yori Kim paralajmëroi të gjithë të interesuarit e mundshëm që mund të influencojnë ne zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, të qëndrojnë larg nga ky proces.
“Është thelbësore që procesi të jetë transparent, që kreu i ri i të jetë i zgjedhur në bazë të kualifikimit dhe rezultateve dhe i aftë dhe i vendosur të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ambasadorja Kim la të kuptohet se ka tentativa të mundshme ose parapëlqime të mundshme me prapavijë politike për ndonjërin prej 3 kandidatëve.
“Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë i paprekur nga ata që kërkojnë të bllokojnë dhe të ndikojnë drejtësinë, nga ata që parapëlqejnë mënyrat e vjetra dhe për këtë shkak kundërshtojnë reformën në drejtësi”.
Pas këtij qëndrimi, po në të njëjtën ditë, ambasada e SHBA në Tiranë thotë se ambasodoria Kim është takuar edhe me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja për të vlerësuar progresin ne zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë që merr për aspiratat e shqiptarëve në BE.
Prokurorët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili janë miratuar nga Këshilloi i Lartë i Prokurorisë, për të garuar për kreun e SPAK. Pasi të kenë shpalosur platformat e tyre në KLP, Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të duhet të zgjidhet me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të prokurorisë.
Top Channel