Serbët po protestojnë sot kundër gjobave për targat, në një tubim të lajmëruar dje nga lista serbe pas takimit me Vuçiç.

Protesta e grave serbe po mbahet në Mitrovicën e Veriut, kundër gjobitjes 150 euro kundrejt atyre që kanë kundërshtuar të ndërrojnë targat ilegale. Serbët kërkojnë daljen siç e quajnë ata nga “getoja e Kurtit”.

“Po u drejtohem botës Evropës, dua të ju pyes nëse e dini si është që të shkojmë në shkollë nën frikë. Nën frikën se policia do të mund të na ndërprerje, vetëm pse ndjekim mësim në një institucion serb. Derisa kolegë tanë mendojnë për karrierën ne duhet të mendojmë si të mbrohemi për të drejtat tona bazike humane. Duhet të shohim shtetin e proklamuar të na e marrë të ardhme”- është shprehur një studente serbe.

“Jemi mbledhur këtu për t’i thënë jo terrorit të Kurtit. Nuk është e drejtë që mjekët të arrestohen vetëm se kanë dashur t’i ndihmojnë qytetarët me vaksinim”- është shprehur Gordana Saviq, ish-këshilltare e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës.

Protesta është masive pasi kanë marrë pjesë të gjitha gratë serbe të cilat jetojnë në Kosovë.

Kjo protestë vjen pasi Kosova dhe Serbia nuk arritën të nënshkruan një marrëveshje për targat dy ditë më parë, ndërkohë sot përfundon edhe afati 48-orësh i shtyrjes së gjobave.

Në mungesë të policëve në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës ka sjellë gra police për mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë, EULEX dhe KFOR janë vendosur vendosur tek ura mbi lumin Iber për mbarëvajtjen e protestës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA