Dosja AKSHI/ “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë, por nuk dinin të vendosnin prangat
Shijaku do të ketë një rrjet të ri të furnizimit me ujë të pijshëm, që pritet të hyjë në funksion plotësisht pas dy javësh.
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët e qytetit që të lidhen në rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm. UKD ka bërë gati rrjetin e ri të furnizimit me ujë dhe për këtë qëllim pranë banesave të tyre gjendet kaseta e re bashkë me matësin. Në këto vende duhet bërë lidhja me rrjetin e ri, ndërkohë që abonentët kanë afat dy javë për të kryer kalimin në këtë rrjet.
Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se matësat e ujit janë falas dhe qytetarët nuk do ta paguajnë tarifën e tyre. Rrjeti i ri shpërndarës i vjen në ndihmë një popullsie prej 14 mijë banorësh dhe pritet të rrisë kohën e furnizimit me ujë. Gjithashtu duke qenë se eliminohen plotësisht lidhjet e paligjshme, banorët e Shijakut do të kenë ujë me cilësi më të mirë, sipas UKSH.
Pas dy javësh, i gjithë rrjeti i brendshëm i qytetit të Shijakut që ka funksionuar deri tani, do të dalë jashtë funksionit dhe furnizimi me ujë do të bëhet vetëm nga rrjeti i ri. Qytetarët kanë afat deri në datën 7 dhjetor 2022.
Top Channel