Lojtarët e kombëtares gjermane mbuluan gojën në një foto të ekipit që u bë pak para ndeshjes hapëse të Kupës së Botës kundër Japonisë në Katar.
Veprimi vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të FIFA-s për të sanksionuar lojtarët që mbajnë shirita “OneLove”, që synojnë të promovojnë diversitetin dhe përfshirjen në Kupën e Botës.
Kapitenët nga Anglia, Uellsi, Belgjika, Holanda, Zvicra, Gjermania dhe Danimarka kishin planifikuar të mbanin shiritat e OneLove në Kupën e Botës në Katar, përpara se FIFA ta bënte të qartë të hënën lojtarët do të merrnin karton të verdhë.
Llogaria zyrtare e kombëtares gjermane në Twitter më vonë dha një deklaratë, duke treguar se ata ishin penguar të përdorin zërin e tyre për të promovuar të drejtat e njeriut në Kupën e Botës.
“Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbajtur një qëndrim për vlerat që mbajmë në ekipin kombëtar të Gjermanisë: diversitetin dhe respektin e ndërsjellë. Së bashku me kombet e tjera, ne donim që zëri ynë të dëgjohej. Nuk bëhej fjalë për një deklaratë politike, të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Të mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh një zë. Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë”, postoi ekipi në Twitter.
Njw tifoz i Gjermanisë, i tha CNN se ishte i trishtuar që FIFA kishte marrë qëndrimin për t’u mohuar lojtarëve mundësinë për të mbajtur shiritin në krah.
“FIFA po merr shumë vendime të diskutueshme dhe kështu është mirë që njerëzit flasin. Unë jam shumë krenar që e bënë këtë. Njerëzit do të flasin për këtë me siguri dhe vëmendja do të rritet. Presioni ndaj FIFA-s dhe Katarit është padyshim në rritje”, tha ai.
Top Channel