KQZ kërkon 30 milionë euro! Votim dhe numërimi elektronik mund të mos realizohet nga vonesat e financimeve

23/11/2022 14:54

15 dhjetori është  afati  i fundit që Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve i  ka lënë Qeverisë për alokimin e fondit prej 30 milion eurosh për shtrirjen e  elektronikës në 6 bashki krahas Vorës.

Përtej këtij limit për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, realizimi  i procesit është një mision i pamundur.

“Maksimumi mesi i muajit që vjen, përndryshe edhe nëse këto para do të jenë të mundura për t’ia dhënë KQZ procesi i realizimit duke përfshirë edhe  atë të prokurimit të pajisjeve  kërkon kohë që për atë ç’ka ngelet nuk është e mjaftueshme”.

Teksa KQZ është në pritje që ekzekutivi të hapë thesin, edhe  partitë politike  duket se janë  të painteresuara   për zgjerimin e  votimit dhe numërimin elektronik.

“Nuk duket se ka shtysë të fortë nga to”, u shpreh Celibashi.

Kryekomisioneri Celibashi nuk mirëpret ndryshime të minutës së fundit  as për ndryshimin e ligjit zgjedhor,  pasi ato  rrezikojnë te  ndikojnë negativisht në procesin e pranverës.

Besoj se ky kod rregullator sa i takon zgjedhjeve  vendore do jete ne fuqi dhe nuk do ketë ndryshime përndryshe nëse këto ndryshime janë të thella natyrshëm nuk do impaktojnë pozitivisht në përgatitjen e administrimit e procesit zgjedhor.  Duket se s’do ndryshoje asgjë”.

Reforma zgjedhore po ecën më hapat e breshkës ndërsa aktorët politik janë në një mendje që rregullat e lojës të mos ndryshojnë para zgjedhjeve te pranverës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA