
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se palët politike në vend janë më të ndërgjegjësuara me financimet, duke iu përmbajtur kodit zgjedhor.
Në një tryezë konsultimi këtë të mërkurë, Celibashi tha se ndërgjegjësimi vjen edhe nga frika e sanksionet për mos zbatimin e kodit. Për zgjedhjet vendore, Celibashi tha se paraprakisht do të hartohet edhe një udhëzues për zyrtarët publikë për sjelljen e tyre.
“Nuk e konstatoj më sjelljen arrogante të partive politike lidhur me zbatimin e Kodit Zgjedhor, veçanërisht sa i takon financimeve. Palët duken të ndërgjegjësuara për rëndësinë e zbatimit të këtyre normave, por dhe frika nga sanksionet nga mos realizimi i tyre. Ende s’kemi qartësi mbi limitet e kufijtë që media ka në pasqyrimin e veprimtarisë së subjekteve politike në fushata zgjedhore.
Duket se do ketë numër jo të vogël të kryetarëve të bashkive që janë në detyrë dhe do të garojnë në këto zgjedhje. Do punojmë ngushtë me partitë politike për të qartësuar se ku janë limitet. Në një moment të dytë KQZ do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje. Është shumë e rëndësishme që sjellja e institucioneve publike nga kryeministri te nëpunësi më i thjesht, sjella e tyre lidhet drejtpërdrejtë me standardin e procesit zgjedhor. Për aq sa KQZ i takon, do mbikëqyrim këtë sjellje. Sikurse e thashë, ne përmes konsultimeve do të përpiqemi që të qartësojmë se çfarë ligji mund të rregullojmë”- tha Celibashi.
Top Channel