Dhjetra qese me mbetje njerëzore zbulohen në festivalin meksikan të arteve, kur qeni pikaset me një dorë njeriu në gojë (fotot)

23/11/2022 17:40

Policia ka zbuluar 53 qese të mbushura me mbetje njerëzore pranë një festivali artesh në Meksikë kur nisën kërkimet prej një qeni që u pa me një dorë njeriu në gojë.

Policia zbuloi më pas një varr masiv në  Cervantino në shtetin Guanajuato, rreth 200 km në veri perëndim të kryeqytetit Mexico City.

Bibian Mendoza, themeluese e një grupi grash që kërkon të afërmit e tyre të zhdukur, tha se kishte ardhur të kërkonte të vëllanë pasi dëgjoi lajmin.

Ajo tha: “Teksa njerëz nga e gjithë bota po celebronin festivalin e Cervantino, ne ishim duke gërmuar për trupa”.

“Në të njëjtën kohë mendoja se ishte e kotë pasi ata po varrosin të tjerë njerëz tjetërkund”, shtoi ajo.

Mbetjet e gjetura prej muajit të kaluar po analizohen nga policia për të zbuluar se kujt i përkasin.

Vëllai i Bibian deri tani nuk është gjetur.

Guanajuato ka një prej shifrave më të larta të vrasjeve në Meksikë. Rreth 2,400 janë vrarë aty deri në shtator të këtij viti, ndërsa rreth 3,000 janë të humbur, në shtetin me rreth 6.2 milionë banorë.

Vrasjet në Guanajuato i atribuohen bandave të drogës që luftojnë për kontrollin e trafikut të kokainës dhe fentanilit, si dhe të karburanteve te vjedhura, prej rritjes së fundit të çmimeve.

FOTO GALERI
3/3
Vrasjet në Guanajuato i atribuohen bandave të drogës që luftojnë për kontrollin e trafikut të kokainës dhe fentanilit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA